Nga Arbër Qarri
Në mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet e fundit politike në vend, lë shumë pak vend për të mos besuar që pakti Rama – Basha ka reshtur së ekzistuari.
Akti i dhurimit të 12 miljeve hapësirë detare Greqisë dhe lejimi i gërmimit për të gjetur eshtrat e ushtarëve grek vetëm sa e legjitimon faktin se një nga pikat kyçe në marrëveshjen famëkeqe të Majit ishte mos lejimi i futjes së Aleancës KuqeZi në zgjedhje me Kreshnik Spahiun në krye, e cila pasoi dhe me vjedhjen e mandatit të kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizit në Tiranë.
I pari që pati guximin të shprehte se kufiri shqiptar duhet të shtrihet deri në Prevezë në jug, ka qënë politikani Kreshnik Spahiu, deklaratë e bërë vite më parë në qendër të Athinës në një nga tubimet e Aleancës KuqeZi me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Deklaratë e cila asokohe bëri jehonë në media greke, duke quajtur Spahiun ekstremistin e djathtë shqiptar që tronditi Athinën në fundvitin e 2012. Kohët e fundit kur çështja çame po përflitet së tepërmi në media për shkak të takimeve dy palëshe shqiptaro – greke, ku deklaratat nuk përputhem me njëra – tjetrën, ka apo nuk ka çështje çame, dhe rimarrje të pronësisë së qytetarëve me origjinë çame.
Fryrja e Ramës gjatë mandatit të shkuar se më në fund qeveria e drejtuar prejt tij ka ngritur në lartësinë e duhur për herë të parë “çështjen çame” e cila kishte vite që flinte në sirtarët e ministrave të jashtëm ndër vite, ishte thjeshtë një fasadë për atë çka do të në 180 ditët e para të qeverisë “Rama 2”, falja e 12 miljeve të detit Jon, Greqisë, si dhe gërmimet për eshtrat e ushtarëve grek.
Reagimit të Shpëtim Idrizit kryeministri Rama, iu përgjigjë se nuk merret me çamëristë të sapongjizur, dhe kësisoj akuzonte se ishin vetë çamët ata të cilët kishin braktisur shtëpitë e tyre si dhe detin.
Pra, kryeministri la të kuptohej se qeveria shqiptare nuk njeh gjenocidin ndaj popullsisë çame, kësisoj me të drejtë Kotzias mund të thotë se nuk ka “Çështje çame” për të cilën mund të diskutohet. Lulzim Basha dhe opozita nuk mund të kundërshtojnë apo të dali në protesta për dhurimin e 12 miljeve det Greqisë, pasi vetë Basha në 2009 firmosi marrëvedhjen me Bakojanis për të njëjtën arsye.
Sot është shumë e qartë se pse u la jashtë zgjedhjeve, Kreshnik Spahiu si i anatemuari nga Rilindja dhe i prerë në besë nga “Republika e Re”, Aleanca KuqeZi përbënte një rrezik për tepsinë e Edi Ramës dhe listës fituese të Bashës, ashtu si Shpëtim Idrizi si kryetar i PDIU-së u la jashtë parlamentit duke i vjedhur mandatin duke shtyrë me disa orë më tëpër votimin në disa qendra në Tiranë.