21:09 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Palaço ndërkombëtar”, reagon zëdhënësja e BE-së: Mos e vini në diskutim integritetin tonë

18:34 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE kushtëzon Serbinë: Integrimi varet nga raporti me Kosovën

Zyra e shtypit e Bashkimit europian përmes Zdhënëses Maja Kocijancic ka reaguar në lidhje me akuzat dhe kundër akuzat politike në vendin tonë për diplomatët e huaj, duke I quajtuajtur si krejtësisht të papranueshme.

Në reagimin e Kocijancic thuhet se është e pandryshueshme mbështetja ndaj Shqipërisë si dhe vlerëson punën e ambasadorit dhe delegacionit të BE-së.

“Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Reagimi i plotë:

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet dy ditë më parë ndërsa ka pranuar se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë.

Meta shprehet se i është kërkuar të tërheqë një postim të bërë në rrjetet sociale sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Ndërsa Presidenti është shprehur se shpreson të jetë lojë e Rilindjes pasi në të kundërt, sipas tij, mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta në dalje të zyrës së tij paraditen e sotme, teksa tha se Fatmir Xhafaj ka ushtruar presion mbi Vitore Tushën, që kjo e fundit të votonte kundër Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese,

Me tone aspak të zakonshme për të, Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.

Meta tha se ai SHBA-të i ka në zemër, po nuk  mund të pranojë heshtjen e ”Rrugës së Elbasanit”, teksa Kushtetuta e Shqipërisë shkelet në të gjitha format (lexo të plotë).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metamaja kocijancic
Pas

Një vjedhje në dy ditë/ ‘Skifterët’ shigjetojnë ‘bishat’ luksoze në kryeqytet, zonat dhe markat e preferuara. Policia ngre supet

Para

Saga e Gjykatës Kushtetuese/ Largimi i Besnik Muçit: Afatet me aplikimet dhe koha kur pritet që të bëhet funksionale (VIDEO)

Para
VOA: Pas GJK, rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Saga e Gjykatës Kushtetuese/ Largimi i Besnik Muçit: Afatet me aplikimet dhe koha kur pritet që të bëhet funksionale (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

SHBA shtyn bisedimet për zbutjen e tensioneve me Rusinë, Moska: Shpresojmë që pauza të mos zgjasë shumë

Begaj publikon foton me liderët e Evropës Juglindore: Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, BE të na mbështesë

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.