18:02 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Palët të bëhen bashkë për negociatat”, Adnor Shameti: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

17:27 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Palët të bëhen bashkë për negociatat”, Adnor Shameti: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti kërkoi nga të gjitha palët politike që të vijojnë bashkëpunimin për të mirën e Shqipërisë.

Duke komentuar arritjen e marrëveshjes me opozitën për reformën zgjedhore, Shameti tha për “FaxNews” se tani është momenti që palët të mos ndahen më me qëllim që Shqipëria të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Ai theksoi se zgjedhjet e radhës do të mbahen në vitin 2021.

“Nuk është koha që të marrim meritat apo të themi kush fitoi apo kush humbi. Nga ajo marrëveshje fituan shqiptarët. Në 2017 shqiptarët i besuan kryeministrit Edi Rama drejtimin e vendit. Këtë drejtim ne do ta mbajmë deri në qershor të 2021 kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Ne kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, kemi zbatuar Kushtetutën. Qeveria socialiste ka bërë më të mirat. Do të doja shumë që përmes tryezës palët të jenë gjithmonë bashkë, të bëhen bashkë për të mirën e Shqipërisë me qëllim që në Samitin e Zagrebit të marrim dritën jeshile për hapjen e negociatave bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Ftesa e kryeministrit Rama ka qenë e përsëritur më shumë se një herë. Nuk ka patur asnjë kusht. E rëndësishme është që kemi një produkt të tillë, të tjerat më pas nuk kanë shumë rëndësi. Është e rëndësishmne që palët janë ulur në tryezë dhe do të analizojmë me vëmendje çdo çështje”, u shpreh Adnor Shameti.

Ai foli edhe për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshim të sistemit zgjedhor. Shameti deklaroi se mazhoranca është e hapur për ta diskutuar diçka të tillë, por nënvizoi se ndërkombëtarët nuk e kanë vënë një kusht të tillë.

“Në asjë rast ndërkombëtarët nuk kanë rekomanduar ndryshim të sistemit zgjedhor. Por sot ne zyrtarisht kemi një kërkesë nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare që e kanë paraqitur si kërkesë dhe do të trajtohet në komisionin e reformës zgjedhore.

Nuk ka një sistem të paracaktuar që të thuash që ky është i mirë. Ne jemi të hapur të diskutojmë të gjitha çështjet që të bëjmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ne në tavolinë do të shikojmë dhe do të bëjmë balancën e të gjithë elementëve”, deklaroi Adnor Shameti.

Etiketa: adnor shametiopozitareforma zgjedhore
Pas

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, numri dy i CDU/CSU: Hap i rëndësishëm, të bëhet siç e ka kërkuar Bundestagu

Para

Video po bën xhiron e rrjetit/ Momenti i sikletshëm i Hashim Thaçit përballë William Walker

Para
Video po bën xhiron e rrjetit/ Momenti i sikletshëm i Hashim Thaçit përballë William Walker

Video po bën xhiron e rrjetit/ Momenti i sikletshëm i Hashim Thaçit përballë William Walker

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.