Pas denoncimit të qytetarit dixhital në lidhje me pallatet e ndërtuara në Qerret, Vangjush Dako i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai i kujton Berishës që Qerreti bie në Kavajë dhe jo në Durrës, pra nuk është në zonën e administruar nga ai.
Po në fakt në denoncimin e Berishës nuk thuhej që Dako po ndërtonte si kryebashkiak por si biznesmen në bashkëpunim me Lulzim Berishën.
Po ashtu Dako në reagimin e tij për të devijuar vëmendjen nga çështja kryesore shkruan se në Qerret ka vilë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Reagimi i Vangjush Dakos:
Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd.
Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.
Denoncimi i Berishës:
Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”
(E.K/SHUPLAKA)