05:22 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pallatet pa hipotekë, si përfitojnë legalizim 30 mijë familje (Afatet dhe Tarifat)

18:10 | 17/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tarifa për administratorët e pallateve, sa do të paguajnë qytetarët e Tiranës

E ftuar në një televizion informativ, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka sqaruar rrugën që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që duan të legalizojnë apartamentet e tyre në pallate pa leje ndërtimi ose në shkelje të lejes së ndërtimi.

Sipas Gjermenit, i gjithë procesi i legalizimit do të jetë falas dhe gjithë procedura do të ndiqet nga AULIZNI, mjafton që pronarët e shtëpive të dorëzojnë pranë agjencisë dokumentet që do t’u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota.

“Vendimi synon t’i krijojë hapësirë qytetarëve që të legalizojnë objektin e tyre dhe më pas ta hiptekojnë, pra të gëzojnë pronën e tyre, një apartament që kanë vite që e kanë blerë. E vetmja tarifë që do të paguajnë pronarët e 30 mijë shtëpive që përfshihen në këtë proces është tarifa e hipotekës për regjistrimin e objekteve të legalizuara, 5000 lekë”, është shprehur ministrja.

Duke iu referuar vendimit të qeverisë, Gjermeni shtoi se janë 1320 pallate në këtë gjendje, në total 30 mijë familje, 700 prej tyre vetëm në Tiranë.

“Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave përgjegjësia është e ALUIZN-it, qytetarët brenda një muaji duhet të paraqesin kërkesën, në momentin që subjekti është i interesuar. Procesi do të zhvillohet në një kohë relativisht të shkurtër”, sqaroi ajo.

Nga kjo proçedurë, sipas saj, përfitojnë edhe të gjithë ata qytetarë që duan të legalizojnë shtesat e tyre nëpër pallate.

“Përfshihen edhe shtesat anësore në kate edhe ato që kanë bërë vetë banorët, edhe në rastin që e kanë bërë ndërtuesit. Pra, edhe këta kanë 1 muj kohë për të bërë deklarimin. Do të paguajnë vetëm 5 mijë lekë të reja që është taksë e më pas procedura është falas”, shtoi ministrja Gjermeni.

Gjermeni foli më tej për një risi, për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin një leje ndërtimi, mund të aplikojnë online. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: familjeGjermenihipotekepallate
Pas

Vrasja me thika në Vlorë, arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim (Video e rëndë)

Para

KQZ miraton buxhetin kalendarik, 338 të punësuar për zgjedhjet e 18 Qershorit

Para
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

KQZ miraton buxhetin kalendarik, 338 të punësuar për zgjedhjet e 18 Qershorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.