Një prej komedive më të dashura të skenës shqiptare, “Pallati 176”, erdhi ne skenene e pallatit te kultures ne Lezhe ne nje interpretim të veçantë, ndryshe nga çdo pritshmëri, jo nga emra të njohur të teatrit, por nga një grup të nxenesish plot pasion e guxim nga shkolla “Besëlidhja” në Lezhë.
Skena e Pallatit te Kulturës u kthye në një skenë të gjallë humori dhe emocionesh, ku publiku përjetoi një nga komeditë më ikonike shqiptare në duart e brezit të ri. Të rivendosesh në skenë “Pallati 176”, një vepër që mbart një histori të pasur skenike dhe figura të njohura të aktrimit shqiptar, ishte një sfidë më vete dhe nxënësit ia dolën me dinjitet e sukses.
Nën drejtimin e mësueses Alketa Bejtja, qe drejton klubin e teatrit në kete shkolle të rinjtë u përballën jo vetëm me rolet, por me gjithë karakterin e thellë e të ngarkuar që mbart vepra.
Ester Pulaj, Brian Pasha dhe Patrik Zefi, në role qe kane skalitur aktore qe i kane vene vulen kesaj komedie, dhanë prova jo vetëm të talentit, por edhe të një përgatitjeje të kujdesshme dhe përkushtimi të vërtetë ndaj artit skenik.
Publiku reagoi menjëherë me duartrokitje dhe emocione, duke konfirmuar se arti, edhe në duar të reja, ka fuqinë të prekë dhe të argëtojë. Kjo shfaqje dëshmoi qe të rinjtë mund të rilindin vepra klasike dhe ti mbajne ato te gjall per publikun.