Prej mbrëmjes së djeshme një pallat në Gjirokastër rrezikon shëmbjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Një pjesë e mirë e kateve të para janë tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet.
Pallati që rrezikon rënien është 8 katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Të gjithë banorët janë në panik dhe prej mbrëmjes së djeshme kanë dalë jashtë pallatit duke u sistemuar te të afërm të tyre.
Reshjet që kanë rënë edhe gjatë natës e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen në këtë zonë, ndërsa forca të Policisë janë të pranishme aty.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë në orët e fundit, ka pasur përmbytje në disa zona. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytyr disa banesa.
Problemet më të mëdha derimë tani janë në zonën e Fushë-Krujës ku disa fshatra si: Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Gjurice. Nën ujë deri më tani gjenden 80 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Po ashtu përmbytje ka pasur dhe në zonën e Fierit dhe në Novoselë dhe Ferras.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=9kzuknAofRA&feature=youtu.be