Pas rrëshqitjeve të dheut në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, një aksion nga ushtria ka nisur.
Banorët e lagjes, ku balta ka hyrë brenda nëpër banesat e tyre, ndodhen brenda në pallat.
Ushtria pritet të bëjë heqjen e baltës. Banorët kërkojnë që pas heqjes së baltës të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Prej disa ditësh një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” është përfshirë nga dheu pas rrëshqitjes të një masivi shtufor në këtë lagje.
Ata iu drejtuan prefekturës së Gjirokastrës dhe Bashkisë për të bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje për banesat e tyre.
Nga ana tjetër, ndërtuesi i pallatit iu ofroi banorëve pagesën e një qeraje 2 mujore.
Ende nuk është bërë e ditur se si do veprohet me banesat e dëmtuara nga rrëshqitja e dheut.
(F.G/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=8_Od7yymm-s&feature=youtu.be