Në lidhje me pallatin 8 katësh që ishte në rrezik shembjeje në Gjirokastër, studimi gjeologjik thotë se nuk ka më asnjë rrezik.
Sipas konstatimit të tyre duhet të ngrihen pilota si dhe mure mbajtëse. Po ashtu duhet që të bëhet disiplinimi i ujrave të bardha dhe të zeza.
Në bazë të këtij vendimi në zonën e kodrës mbi pallat nuk do të lejohen më ndertime, në vendin ku janë dhe banesat private.
Kështu merr fund edhe vendimi i Bashkisë së Gjirokastrës për evakuiimin e banorëve në konviktin e qytetit. Nuk dihet nëse banorët do të jenë dakord me këtë vendim të marrë për ta.
(E.K/FAXWEB)