07:12 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pallati që po ndërtohet në vendin e lulishtes po u merr frymën, banorët: I kemi nxjerrë shtëpitë në shitje, as me qera nuk po na i marrin (Video)

11:30 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pallati që po ndërtohet në vendin e lulishtes po u merr frymën, banorët: I kemi nxjerrë shtëpitë në shitje, as me qera nuk po na i marrin (Video)

Banorët e pallateve në zonën e Astirit, që në dritaren e shtëpive po iu mbin një tjetër pallat tetëkatësh, shprehen se do të largohen nga zona, por edhe nga Shqipëria. Në rrëfime të ndryshme për Fax News, banorët thonë se në momentin kur kanë blerë banesat e tyre, sipërfaqja që po zihet nga pallati 8 katësh, ishte parashikuar që të bëhej lulishte dhe shatërvan.

“Kur kemi marë letrat e shtëpive ky vendi ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe shatërvan, shteti na erdhi me polici dhe na mori zvarrë kur në protestuam dhe hoqëm barrierat. Të gjithë banorët i kanë nxjerrë shtëpitë në shitje, unë do largohem edhe vetë me gruan nga vendi, le ta mbushin me bangladeshas. Të ndërhyjë SPAK, pasi letrat tona e kishin shatërvan dhe lulishte.

Fëmijët rrezikohen se nuk kanë të luajnë, punimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës. Kam hyrje që dua ti jap me qera dhe nuk vjen askush, për shkak se ky pallat i mbulon dritën. E betonoi të gjithë Tiranën”, shprehet një prej pronarëve të disa banesa në pallatet që iu bllokohet pamja.

Një tjetër qytetar thotë se do të jetë i pari që do ta shesë shtëpinë dhe do të largohet prej aty, pasi tashmë nga dritarja e banesës nuk mund të shohë diell.

“E rrethuan krejt, edhe pse në projekt ishte për lulishte, ma lulishte më të bukur nuk kena më, unë jam i pari që do të shes shtëpinë. Shife e ke të rrethuar të gjithën, kam tri javë që kam ardhur, dhe për zotin nuk ke për të më parë më këtu”, tha një tjetër qytetar, ndërsa treguan edhe se në muajin Prill kishin protestuar kundër ndërtimit të këtij pallati, por ishin marrë zvarrë nga policët.

“Si mund tia zësh ti diellin atij tjetri, ku është shteti”, mbyll lutjen dhe mllefin e tij ndaj kësaj situate një tjetër banor. Përpos ndërtimit që iu zë pamjen, banorët përballen dhe me zhurmën e padurueshme që shkaktojnë ndërtimet, të cilat bëhen orar e pa orar, apo dhe në ditë pushimi.

“Çfarë mund të bëhet në një shesh 100 m2 në mes të 5 pallateve? Një pallat tjetër sigurisht!”-Shihni marrëzinë më të fundit që vjen nga ndërtimet në Tiranë

(E.K/Faxweb.al)

Pas

(VIDEO) Me 231 km/h, polaku me Ferrari dhe me patentë të falsifikuar tmerron policinë rrugore në By-Passin e Fierit

Para

Djegia e fushës së mbetjeve në Mbrostar të Fierit, reagon Petrit Vasili: Bashkia e qeveria të vdekura, shëndeti i banorëve në rrezik!

Para
“Opozita e Bashkuar e tmerron Rilindjen”, Petrit Vasili flet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Listat jo që s’u hapën por u mbyllën në mënyrë mafioze

Djegia e fushës së mbetjeve në Mbrostar të Fierit, reagon Petrit Vasili: Bashkia e qeveria të vdekura, shëndeti i banorëve në rrezik!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.