Palmat e degraduara përgjat bulevardit Ismail Qemali në Vlorë vijojnë të përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve. Vetëm mbrëmjen e djeshme janë shembur 2 palma. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërsa janë dëmtuar lehtë dy automjete që kanë qenë të parkuara pranë.
Prej 2 vitesh, qytetarët vlonjat kanë qenë dhe janë të rrezikuar nga shembjet e palmave, në dukje një problem I lehtë por që rrezikon seriozisht jetën e kalimtarëve. Kujtojmë që vetëm para pak muajsh një femijë shpëtoi fatmirësisht kur një Palmë iu shemb dhe preku nënën bashkë me fëmijën. Ndërsa pak më vonë, palma iu dhemb mbi krye një shitesi ambulant.
Lidhur me kalbjen dhe degradimin e qindra palmave të llojit Fenix nga vendorët e vetmja zgjidhje mbetet pritja e zbatimit të projektit për rikonstruksionin e bulevardit Ismail Qemali. E deri në zbatimin e projektit, qytetareve vlonjat u mbetet të vetëruhen dhe të mos përdorin bulevardin kryesor, as për ecje dhe as për parkime. (B.H/Faxweb)