“Për fat të keq ndërkombëtarët vazhdojnë të jenë të rëndësishëm, por nuk duhet të mbajnë anë. Paketa McAlister + është ndryshe nga ajo McAlister, në fund erdhi oferta e Washingtonit dhe e firmosëm, mirë që erdhi dhe u arrit, mund të kishim shkuar në një situatë të pakëndshme për askënd, mirë që u arrit.
Dhënia e dorës është normale, je ulur për marrëveshje. Edhe Platoni ka thënë se marrëveshjet qëndrojnë kur të gjitha palët janë të interesuara. Akuzat që kemi pasur janë po ato, kanabisin e shkaktoi kjo qeveri, tonet kritike janë të njëjta ska ndryshuar gjë. Ato akuza qëndrojnë, prandaj shkuam tek kjo marrëveshje.
PS dhe LSI janë në mazhorancë, marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të lumtura, as me qetësi as me dashuri, ne kemi marrëdhëniet tona me aleatët tonë. Ne merremi vesh me aleatët tanë, këtu nuk ka pa barazi në garë, të gjithë janë të barabartë, partië e vogla do të përfshihen në lista dhe do e mbajmë fjalën. Aleatëve tanë u janë afruar para për të marrë pjesë në zgjedhje por ato I kanë qëndruar kauzës, ajo që ka thënë Duka është e drejtë, ata që mendojnë se mund të marrin më shumë vota vetëm se në koalicion janë të lirë të garojnë të vetëm. Ne nuk I anashkaluam aleatët tanë.
Momente kulmore gjatë qëndrimit në çadër kanë qenë protesta e 18 shkurtit, zgjedhjet në Kavajë dhe protesta e fundit. Unë kam drejtuar Grupin Parlamentar të PD-së por nuk jam rekrutues për listat, nuk mund të jap ndonjë opinion tani. Për Bregun dhe Selamin qëndrimet e mia I kam paraqitur aty ku duhet, bëhet fjalë për mendime ndryshme, këtu ska problem, por kur nuk është thjeshtë mendim ndryshe, këtu ndryshon puna. Në marrëveshjë parashikohet që ato që shesin apo blejnë votën do dënohen nga Kodi Penal shumë rëndë, me burg, duhet ta dijë që po bën krim.Numrimi elektronik jep garanci më të mëdha, deklaroi Paloka. (B.H/Shuplaka)