Ish-deputeti Edi Paloka nuk ka preferuar të kometojë shumë mbi vendimin që deputetja Rudina Hajdari mori, duke mos e dorëzuar mandatin e saj. Nga studioja e emisionit “Zonë e lirë”, Paloka ka folur për Rudina Hajdarin ku është shprehur se dua të them vetëm diçka pasi e njoh shumë pak, por në momentin që fjalët e saj inspirojnë Taulant Ballën do të thotë se diçka nuk shkon.
“Rudinën e njoh pak, sepse ajo ka qenë e vogël. Jo vetëm për respekt të Azemit, por sepse i kam miq. Nuk dua të merrem me rastin e Rudinës. Të tjerët janë për interesat e veta, jo të partisë. Për Rudinën, do thoja vetëm diçka që, në momentin kur fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të pyesësh veten çfarë nuk shkon. Mbasi ajo deklaroi se nuk do të dorëzojë mandatin, doli Taulanti dhe tha u inspirova nga fjalët e saj. Në këtë moment, ti duhet të dyshosh për atë që ke bërë”.
Edi Paloka ka treguar edhe përballjen e parë që ka pasur me Edi Ramën. Në atë kohë asnjëri prej tyre nuk ishte politikan, duke thënë se e kishte bër të largohej si avdall
“Ka qenë dhe Blendi Fevziu, unë kam qenë gazetar në atë kohë. Ne ishim në konferencë, dola me Fevziu, kishte marrë një makinë nga ato karakatinat që vinin atëherë dhe po futeshim në makinë. Ky ishte me një biçikletë 28-ëshe. Ditën që është shpallur Poli i Qendrës, 93 mos gabohem. Ky i tha Fevziut një fjalë fyese për mua. Fevziu që më njihte, më shtyu që të mos reagoja. Ky e ngriti zërin më tepër. Herën e dytë reagova, siç më kap ndonjëherë në mënyrë impulsive. Kur unë u ktheva Fevziu mu lidh në mes dhe i thotë atij: Ik Edo Ik!!! Ai morri biçikletën, 2 metra burrë në dorë dhe iku si avdall”, tha Edi Paloka.
(B.K/FAXWEB.AL)