Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” duke folur për debatet brenda PD, është shprehur se mendimet ndryshe në parti janë normale por jo lufta kundër kryetarit Basha.
Ai tha se nëse kundërshtarët e Bashës synojnë vetëm luftën kundër Bashës për ta dobësuar atë kjo është e dëmshme pasi duam apo s’duam Basha përfaqson partinë demokratike.
“Mendimet ndryshe janë normale, por jo lufta kundër Bashës, nëse kundërshtarët e Bashës që kanë dalë hapur kanë si qëllim dëmtimin e Bashës kjo është e dëmshme, duam apo s’duam ne, për mirë apo për keq, Basha përfaqëson PD-në”, tha Paloka. (B.H/Shuplaka)