Protesta e opozitës vijon sot në çadër. Fjalën hapëse e ka pasur Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka.
Ai ka vijuar me akuzat e tij për Ramën dhe është shprehur se protesta e opozitës do të vijojë derisa të garantohen zgjedhjet.
‘’Ky zotëria nuk e ka kuptuar akoma. E dini atë historinë e gomarit që po e hante ujku dhe thoshte ishalla jam në ëndërr. Që gomari është ai kjo është e sigurt. Kjo lëvizje mbaron atëherë kur shqiptarëve ju jepet mundësia që të zhvillojnë zgjedhje të lira.
Ta harrojë Edi Rama dhe ata që i rrinë pas se me banda mund të ndryshosh vullnetin e popullit. Në një emision para dy ditësh e patë sesi përdridhej se është tipike e tij, është nga ata që me të varfërit me të pamundurit bën arrogantin.
Po kur është përballë të fortëve shtrihet dhe lëpihet. Edi Rama do prishte marrëdhëniet me amerikën, është turp për gjithë botën thoshte ky, e patë herën e fundit e patë si thoshte, unë se kisha me të tha e kisha me kandidatin’’, deklaroi Paloka. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post