Deputeti demokrat i PD-së, Edi Paloka, në një reagim në Facebook, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e lobimit rus për PD.
Më herët, Kryeministri Rama tha se historia e lobimit rus është një aferë e errët që duhet zbardhur.
Paloka i përgjigjet Kryeministrit duke i thënë se “mishmashi” i krijuar nga Rama nuk do e lejë pa zbardhur çështjen Xibraka apo Tahiri.
Reagimi i plotë:
“Qe prokuroria u kap nga Rama per te bere mishmash aferat kriminale dhe korruptive te Rames, kjo nuk diskutohet sepse provohet nga qendrimet e prokurorise keto muajt e fundit.
Qe mishmashin po perpiqet ta mbaje gjalle autori i mishmashit kjo duket qarte dhe nga deklarata e sapo nxjerre prej tij.
Por qe historite e Tahirit, Xibrakes dhe te kokaines se tij nuk do ti mbylle dot pa ju shkuar deri ne fund edhe kjo eshte e sigurte.“
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post