Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama i dërgoi një tjetër letër të hapur kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, e pesta në pak ditë.
Rama vazhdon të këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor si dhe refuzon të japë dorëheqje nga posti, ndërkohë që nga ana tjetër opozita nuk pranon të futet në zgjedhje pa largimin e kryeministrit.
Ndërkohë në përgjigje të letrës së Ramës, Basha shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët janë popull i Europës, i lirisë dhe demokracisë që sipas tij beson në vlera dinjitet dhe atdhe sipas të cilit nuk i japin dhe as nuk i dorëzojnë.
“Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tone”, shkruan Basha duke shtuar se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas (lexo ketu).
Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar në mënyrë ironike ndaj publikimit të letrës së rradhës nga Rama duke nxjerrë nga arkivat një foto të më shumë se dy dekadave më parë.
Paloka shkruan se “thonë që nga këto letra që i çonte dikur dikujt … një ditë të bukur u hasën ballë për ballë në rrugë…”
Reagimi i Palokës:
Thone qe nga keto letrat i conte dikur , dikujt …Pastaj , nje dite te bukur u hasen balle per balle me njeri tjetrin ne rruge…
(F.GJ/FAXWEB.AL)