Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 13 majit.
Gjatë fjalës së tij nga çadra ku protesuesit kanë më shumë 80 ditë Paloka tha se kryeministri Rama po kërcënon ekzistencën e PD, duke u shprehur se me këtë protestë kjo parti do të vetëvritet dhe nuk do ekzistojë më.
Në përgjigje të kësaj, deputeti demokrat i ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen protestës, për të treguar se PD është një forcë politike e fortë. Duhet të sjellim në vëmendje që vendi është në një ngërç politik dhe opozita nuk është rregjistuar në zgjedhje. Ndërsa PS ka filluar fushatën zgjedhore dhe është rregjistuar në KQZ për zgjedhjet. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post