05:42 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paloka reagon ashpër nga Komisariati Nr 6: Gjendja po degjeneron, Klevis Balliu është deputet jo ish-deputet

15:22 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paloka reagon ashpër nga Komisariati Nr 6: Gjendja po degjeneron, Klevis Balliu është deputet jo ish-deputet

Nga Komisariati nr 6 ku mbahen të ndaluar disa protestues të cilët u konfrontuan me Policinë tek Unaza e Re, ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë.

Paloka tha se banorët kanë dalë aty të protestojnë çdo ditë, sepse kanë menduar se policia ka ardhur të ju prishë shtëpitë dhe sipas tij janë përballur me me realitetin e dhunës, ku një polici që vetëm e shqiptarëve nuk mund të jetë më, për të mbrojtur kreun e krimit, kryeministrin e krimit në Shqipëri, janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë.

Lidhur me ndalimin e ish-deputetit Klevis Balliu, Paloka tha: “Këta nuk ndalen më para asgjëje. Siç e dini, i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse ka marrë votat e qytetarëve për të qenë deputet, nuk e bën Rama. Ai është deputet i shqiptarëve. Është i mbyllur tani në komisariat, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit, mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë strehën për fëmijët e tyre”.

Ai paralajmëroi se kryeministri Rama do të marrë përgjigjen e merituar dhe sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar.

DEKLARATA E N/KRYETARIT EDI PALOKA NË KOMISARIATIN 6

Gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë. Ky kryeministër që ka humbur, jo vetëm toruan, por çdo lloj ndjeshmërie njerëzore, ka arritur ta çojë vendi dhe po e çon çdo ditë e më shumë, drejt një përplasje, që të jem i sinqertë, nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë. Sigurisht që i pari që do të përgjigjet, do të jetë vetë ai, vetë Rama, por pasojat për fat të keq po i vuajnë dhe qytetarët.

Sot, siç jeni në dijeni, protestuesit e Unazës së re kanë dalë në rrugë sepse kanë parë forca të shumta policie në vendin ku protestojnë, ku kanë shtëpitë e tyre, dhe kanë menduar për një moment se policia, siç ka bërë këto ditë te Bregu i Lumit ku hodhi gaz dhe helm mbi fëmijë dhe të moshuar, për të ju prishur më pas shtëpitë, janë ngritur të gjithë dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Një aferë me miliona euro korrupsion, e vërtetuar tashmë nga të gjithë, e bërë publike dhe e denoncuar deri në Amerikë si aferë korruptive, është sot kyçi i gjithçkaje. Rama vazhdon të ngulë këmbë të marrë milionat e korrupsionit, dhe për këtë nuk ndalet para asgjëje. As para dhunës, as para prishjes së shtëpive të këtyre banorëve, as para dhunimit të fëmijëve dhe të moshuarve, siç kanë bërë dhe sot.

Edhe njëherë e përsëris; banorët kanë dalë aty ku protestojnë përditë, sepse kanë menduar se policia ka ardhur të ju prishë shtëpitë. Kanë dalë dhe janë përballur me realitetin e dhunës, ku një polici që vetëm e shqiptarëve nuk mund të jetë më, për të mbrojtur kreun e krimit, kryeministrin e krimit në Shqipëri, janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë. Kanë marrë burra e gra dhe i kanë përplasur në furgonat e policisë dhe tani janë brenda, ku mbahen pa asnjë të drejtë, në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me të drejtën njerëzore.

Pyetje: Zoti Paloka, mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Keni kontaktuar me të?

Paloka: Këta nuk ndalen më para asgjëje. Siç e dini, i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse ka marrë votat e qytetarëve për të qenë deputet, nuk e bën Rama. Ai është deputet i shqiptarëve. Është i mbyllur tani në komisariat, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit, mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë strehën për fëmijët e tyre.

Kjo është mënyra se si vepron kjo qeveri. Të jetë i bindur Rama dhe kushdo tjetër, që do të marrë përgjigjen e merituar. Sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar. Asnjë prej atyre që deri më sot kanë përfunduar në birucat e policisë, nuk është trembur. Ta dijë mirë kryeministri. Jo vetëm nuk i tremb më, por i revolton më shumë këta njerëz dhe vetëm i afron ditët e fundit të vetës së tij dhe të qeverisë së tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ARRESTIMI I BANOREVE TE ASTIRITEdi Palokaklevis balliuKOMISARIATI NR 6protesta e Astirit
Pas

FNSH i zbrazi dy bombula me gaz dhe humbi ndjenjat, banori i Astirit në gjendje të rëndë në spital (Video)

Para

Vrau 8 familjarë, shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Selenicës (Video)

Para
Vrau 8 familjarë, shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Selenicës (Video)

Vrau 8 familjarë, shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Selenicës (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.