Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një shënim në Facebook, i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me bojkotin e opozitës në Konferencën e Kryetarëve.
Balla tha më herët se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi.
Paloka shkruan se opozita nuk ka pse të ketë frikë, pasi është Rama ai që kapi drejtësinë me rastin e zgjedhjes së Kryeprokurores.
Statusi i Palokës:
“Kur ka “te drejte” Balla i Rames… Pas largimit tone nga konferenca e kryetareve, Balla, njeriu me i rendesishem i “Rilindjes” pas Rames dhe zevendesi i denje i tij, eshte shprehur se paskemi ikur “prej frikes nga drejtesia” . Refreni i dikurshem i Rames me “vettingun” duket se do te perseritet trashe dhe neveritshem. E meqe dhe Rama vete e di se sa ere te qelbur leshon nje justifikim i tille pas seances se fundit parlamentare, ku pa vetting e kunder Kushtetutes u vetezgjodh Prokuror i Pergjithshem, e le qe kjo te dal nga goja e Balles. Ti besh replike Balles eshte si te shkelesh me deshire mbi bajge, po meqe ai mbetet perfaqesuesi me i denje i Rames…Sipas Rames me gojen e Balles, une dhe Mond Spaho paskemi frike nga drejtesia kurse Rama, Balla, Tahiri, Beqja, Ahmetaj , Dako, Sejdini e me rradhe, jane ata qe po luftojne per drejtesine e vertete… Fatkeqesia eshte se kete here Ramballa “ka te drejte; nga drejtesia qe kerkon ai duhet te “kemi frike” ne dhe qytetaret e thjeshte e jo kriminelet e te korruptuarit ne stanin e Ramballeve.”
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post