04:37 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paloka tregon sekretin familjar: ”Tre gëzime në një ditë”. Ku festojnë demokratët e tjerë

13:00 | 25/12/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paloka tregon sekretin familjar: ”Tre gëzime në një ditë”. Ku festojnë demokratët e tjerë

Gëzuar! Festat janë ato që na mbledhin rreth familjes, trokasim gotat dhe urojmë për një vit të mbarë. Jo se herë të tjera nuk mblidhemi… Por magjia e fundvitit sikur e bën më të ngrohtë mbledhjen, takimet me të afërmit, një kafe e munguar… Pra të gjithë presin festat, si edhe për të mbushur disi boshllëqet e vitit që po lëmë pas.

Jashtë në lokal apo në shtëpi? Duket se tendenca për të kaluar jashtë në ndonjë restorant luksoz, Krishtlindjet dhe natën e ndërrimit të viteve është zbehur paksa.

“GSH” ka pyetur disa prej politikanëve të njohur, të cilët janë shprehur se festat do t’i kalojnë në shtëpi dhe të numërojnë së prapthi minutat e fundit të 2017-ës me familjarët e tyre. E nuk thonë kot, shtëpi e ëmbla shtëpi! Mirëpo, ka dhe nga ata që preferojnë ti kalojnë jashtë në ndonjë lokal Krishtlindjet.

Gjithsesi jashtë apo edhe në shtëpi, në këtë periudhë të bukur të vitit magjia e festave nuk mbërthen vetëm më të vegjlit, por edhe të rriturit.

Oerd Bylykbashi nuk i ndahet shtëpisë

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, preferon që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t’i kalojë në shtëpi me prindërit. Baba i dy vajzave, Gresit dhe Noemit, Bylykbashi ka bërë të ditur se e shoqja Vilma është ortodokse, ndaj dhe kjo është një arsye më shumë që i festojnë Krishtlindjet. “Krishtlindjet dhe vitin e ri do ti kalojmë në shtëpi me prindërit”, – ka bërë të ditur deputeti i PD-së.

“Tre gëzime në një ditë”, festë te Edi Paloka

Ditëlindje në virgjilje të Krishtlindje! Edi Paloka në një bisedë për Gazeta Shqiptare na ka treguar se Krishtlindjet do t’i kalojë në një restorant pranë shtëpisë. Në familjen Paloka, festa duket se vijojë gjatë. Nënkryetari i PD-së na ka treguar se përpara dy ditësh ka pasur ditëlindjen, por që do ta festojë 52-vjetorin e lindjes sot. Ndërsa për “Gazeta Shqiptare” , ka bërë të ditur se për herë të parë vajza e tij e madhe do t’i prezantojë me shokun e saj. E ku ka më mirë…Tre gëzime në një ditë për Palokën!

“Krishtlindjet do t’i festojmë në një restorant pranë shtëpisë. njëherësh do të festoj dhe ditëlindjen time. Kam mbushur 52 vjeç, edhe pse nuk tregohet mosha. Ndërkohë që vajza e madhe do të na prezantojë me shokun e saj për herë të parë”, – ka thënë Paloka, duke zbuluar kështu një “sekret” familjar.

Enno Bozdo në Pogradec për Krishtlindje

Sekretari organizativ i demokratëve do të zhvendoset në Pogradec për Krishtlindje. Magjia e festave do t’i bashkangjitet magjisë që ofron në këto ditë të ftohta liqeni, për ta bërë sa më speciale këtë ditë.   “Krishtlindjet do t‘i festojmë në Pogradec me bashkëshorten Lida dhe fëmijët Kristina dhe Dart”.

Luçiano Boçi: Jemi qendra e gravitetit për motrat, vëllain

Luçiani Boçi, deputeti i PD-së nuk do të lëviz nga shtëpia për festat. Të jetuarit e prindërit, siç thekson ai bën që të jetë qendra e gravitetit për motrat, vëllain dhe familjarët e tjerë.  “Të dyja festat do t’i festojmë në shtëpi me bashkëshorten Blerina, e cila është drejtuese e qendrës së autizmit në Elbasan, me vajzën Enxhi dhe djalin Parid. Jetoj me prindërit dhe domosdo jemi qendra e gravitetit për motrat, vëllain dhe familjarët e tjerë”.

Edmond Spaho

Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho preferon që festat t’i kalojë në shtëpi. Ja se si shprehet ai: “Festat e fundvitit do t’i kalojmë të gjithë bashkë në familje me bashkëshorten Elga dhe vajzat Ami dhe Megi”.

 

Etiketa: Edi Palokafestatpaloka
Pas

Eno Popi thyen rregullat, e ka ndryshuar bebi që po vjen (FOTO)

Para

“Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv”

Para
“Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv”

"Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.