Deputetët demokratë Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Rudina Hajdari kanë qenë të pranishëm në Shkozë për të dhënë mbështetjen e tyre për banorët që do tiu prishen shtëpitë.
Paloka ka theksuar se çdo shtet si qëllimin e tij ka të mbrojë të varfërit, përveç shtetit të Ramës që mbron të fortët.
“Kjo është përgjigja e Ramës dhe e qeverisë së tij. Shteti ngrihet për të ndihmuar të pamundurit, vetëm shteti i Edi Ramës ngrihet për të mbrojtur të fortët. Ne jemi këtu për të mbrojtur banorët. Ata duhet të kompesohen me vlerën e tregut dhe banorëve duhet që tiu jepey kohë të sistemohen si njerëz, jo si kafshë”, u shpreh Paloka.
Ndërkohë që banori i zonës u shpreh se deputetja Gjebrea i vuri në gjumë ata, ndërsa 700 persona do të mbeten në rrugë të madhe.
“Deputetja na vuri në gjumë dhe tashmë na vinë dhe na prishin shtëpinë, janë mbi 700 banorë që dalin në rrugë”, u shpreh banori.
(E.K/SHUPLAKA)