12:09 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamja më e bukur e Shqipërisë në Bruksel (FOTO)

21:59 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamja më e bukur e Shqipërisë në Bruksel (FOTO)

Të dielën, në Konservatorin Mbretëror të Brukselit nën emrin “Muzikë dhe Mitologji”, një grusht shqiptarësh gjithë talent, mblodhën në një koncert një publik frankofon dhe shqiptar për t’i prezantuar me një Shqipëri ndryshe nga ajo që mund të kenë njohur ata deri më sot. U luajtën pjesë klasike shqiptare (kompozime e përpunime të Aleksandër Peçit, Çesk Zadesë, Lola Gjokës, etj.) nga Olsi Leka, violinçel i parë i Orkestrës Kombëtare Belge si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, shoqëruar në piano nga Desar Sulejmani, dirigjent tashmë i njohur, që drejton disa orkestra dhe kore në Gjermani e jashtë saj. Kurse sopranoja lirike Blerta Zhegu, që ka performuar gjerësisht në sallat më serioze në Itali dhe në Francë, i bëri spekatorët herë të mbanin frymën me “Njat zaman t’asaj furie” e herë të buzëqeshnin duke dëgjuar në version operistik “Kur më vjen burri nga stani”, që tingëllonte gjithaq bukur. Ajo që i hodhi piperin së gjithës, ishte aktorja Anila Dervishi, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, para se të largohej për në Belgjikë shumë vite më parë e për të rrëmbyer vëmendje sidomos në teatrot e Parisit, e cila rrëfeu para të ftuarve legjenda të lashta shqiptare: Djali dhe shqiponja, Kalaja e Rozafatit, Kostandini dhe Doruntina, që e shoqëruar nga lahuta e Gazmir Gjonajt (kontrabasist i Namur Chamber Orchestra) krijoi në sallë një gjendje pezuli.

Këto legjenda, që toka jonë i ka pjellë në shekuj me tepri, shkrimtari dhe akademiku që jeton prej vitesh në Bruksel, Safet Kryemadhi, i ka përmbledhur e përkthyer për lexuesit francezë nën titullin “Légendes, fables et contes albanais”. Pak frëngjisht (që të ftuarit të kuptonin më qartë) e pak shqip (që spektatori frankofon të shijonte muzikalitetin e gjuhës shqipe, gjuhë në të cilën janë sjellë legjendat deri më sot), ajo mbrëmje shqiptare në mes të Brukselit, ishte pamja më e bukur e Shqipërisë.

 

 

Etiketa: brukselKoncertshqiptaret
Pas

Kjo shenjë horoskopi nuk durohet ta kesh burrë ose grua!

Para

Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Para
Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.