Moti i keq ka përfshirë Paros dhe Mykonos në GREQI, dy nga destinacionet më të njohura turistike, të cilat u gjendën të bllokuar në kaosin e lënë pas nga një stuhi tipike kontinentale.
Në Paros shiu shumë shpejt i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm. Përmbytjet, mbeturinat, balta dhe makinat që fshihen nga ujërat krijojnë një skenë shkatërrimi biblik. Për orë të tëra, qarkullimi në rrugët kryesore ishte i pamundur, pasi përrenjtë u frynë dhe shkëmbinjtë u shkëputën nga shpatet, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë edhe aksesin e ekipeve të shpëtimit.
Qendra Operacionale e Zjarrfikëses është vërshuar nga thirrjet, ndërsa prania e forcave të Policisë, të Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve ka qenë intensive gjatë gjithë ditës së djeshme, nën vigjilencë të vazhdueshme.
Një helikopter me drejtues të EMAK u dërgua në ishull, por ai nuk mundi të ulej për shkak të kushteve ekstreme të motit. Pasdite banorët janë njoftuar me një mesazh të 112 për të shmangur çdo lëvizje, pasi fenomenet janë cilësuar si të rrezikshme dhe jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, u vendos mbyllja e të gjitha shkollave në ishull për ditën e martë.
Mykonos ishte në të njejtën situatë. Breshëri dhe shiu goditën me furi ishullin e erërave, duke shkaktuar imazhe të ngjashme kaosi.
Rrugët u kthyen në lumenj dhe përmes përrenjtë e vrullshëm të ujit rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të ishullit. Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Dhjetra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.