62 pasagjerë të vdekur dhe 32 të mbijetuar është bilanci i një aksidenti tragjik ajror në Kazakistan. Avioni “Embraer 190” me numër flutirimi J2-8243 po udhëtonte nga Baku i Azerbajxhanit për në Grozny të Çeçenisë, Rusinë jugore dhe u rrëzua mëngjesin e të mërkurës në Aktau të Kazakistanit. Mes viktimave janë edhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord, njoftuan autoritetet kazake.
Videot e publikuara në rrjet tregojnë momentin e rrëzimit të avionit, i cili siç besohet paraprakisht ishte përplasur me një tufë zogjsh. Avioni bën disa herë ulje ngritje në lartësi dhe më pas bie në tokë duke shpërthyer dhe ndahet në dy pjesë.
Gjithashtu, pamjet shfaqin edhe çastet dramatike kur pasagjerët e mbijetuar nxirren nga avioni i rrëzuar.
32 pasagjerët që shpëtuan ndodheshin në pjesë të trupit të avionit që kishte mbetur i padëmtuar nga rrëzimi. 2 nga të mbijetuarit janë fëmijët të cilët po trajtohen në spital.