Një krim i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Ferik Myrtaj 65 vjeç ka goditur me sqepar në kokë gruan e tij duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup. Fax News ka siguruar foton e gruas së dhunuar si dhe dëshmitë e fqinjëve të tyre.
Ata thonë se Myrtaj pinte vazhdimisht dhe më pas dhunonte gruan e tij. Po ashtu prej kohësh çifti ka pasur probleme ekonomike. Ata kanë qenë prindër të tre vajzave.
Detajet e policisë për arrestimin:
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.
Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)