Pak kohë më parë Fax News zbuloi skandalin e sëmundjes së turbekulozit te lopët, ndërsa ferma në të cilën ngriheshin dyshimet, në atë kohë u vu në karantinë për të pritur rezultatin e analizave të kryera nga ana e Inspektoriatit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterenare, pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Rezultati ka dalë dhe në fazën e parë është konstatuar se nga nga 330 krerë ku është bërë ekzaminimi, 206 prej tyre kanë rezultuar pozitivë ose të prekur nga tuberkulozi, 10 kanë rezultuar të dyshimta dhe 93 prej tyre kanë rezultuar negative ose të paprekura nga sëmundja e turbekulozit.
Burime konfidenciale thanë për Fax News se gjatë 45 ditëshit që kafshët janë mbajtur në karantinë, afërsisht 30 krerë lopë dhe 25 vica të moshës nga 0 në 25 ditësh, kanë ngodhur, dhe janë groposur brenda ambinteve të fermës, pasi groposja e tyre në ambientet e tjera rrezikon përhapje edhe më të gjerë.
Pas ekzaminimit të parë kryer te ferma ku sëmundja ka njohur përhapje të shpejtë dhe daljes së rezultateve, të pa bëra publike nga ana e ministrisë së Bujqësisë, po ashtu është rikonfirmuar prania e sëmundjes së turbekulozit të lopët. Në këto kushte, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar në rrugë zyrtare pronarët e fermës që të asgjësojë gjithë kafshët e prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundje në prani edhe të strukturave rajonale të Durrësit.
Dyshime janë ngritur dhe analiza po kryen analiza edhe për kafshët e zonës përreth fermës në periferinë e Shijakut ku ndodhet dhe ferma në fjalë.
Ndërsa mësohet gjithashtu se mishi i kafshëve të therura, për të cilat bakteri nuk ka depërtura në organet e brendëshme, po shpërndahen në sallameritë private qe operojnë në vendin tonë.
Fax News ka siguruar foto nga procesi i therjes dhe asgjësimit të gjedhëve në fermë ku sëmundja e turbekulozit nuk ka kursyer asnjë prej lopëve në pronësi të subjektit privat, i cili ka të ndaluar hedhjen në treg të nënprodukteve të qumështit dhe atyre të mishit të lopëve që tashmë janë të konfirmuar si të prekura nga turbekulozi ose e njohur si tbc në gjuhën veterinare.
I gjithë procesi i asgjësimit duhet të kryhet brenda ambintevetë fermës, me qëllim loklaizimin e sëmundjes dhe duhet të përfundojë brenda 10 ditëve.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post