12:20 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje filmike për vrasjen e Devi Kasmit, avokati i të arrestuarit këmbëngul: Ishin shokë

12:49 | 31/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje filmike për vrasjen e Devi Kasmit, avokati i të arrestuarit këmbëngul: Ishin shokë

Policia disponon një material filmik që tregon ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë, natën e së enjtes. Këtë fakt e zbuloi avokati i Mario Meshinit, të riut që është arrestuar nga policia si bashkëpuntor i Domart Konjarit në vrasje.

Avokati ka treguar se klienti i tij ishte duke biseduar ngjitur me viktimën ku ndodhi vrasja.

Devi Kasmi ishte në makinë sipas tij, ndërsa Mario Meshini ishte në motor ngjitur me të, kur afrohen vrasësit me motor. Ndërsa Mario Meshini dhe Devi Kasmi ishin duke biseduar, vijnë vrasësit në një motor, qëllojnë disa herë duke ekzekutuar Kasmin, më pas drejtojnë pistoletën nga Mario Meshini.

Ky i fundit, i tronditur nga ajo që ka parë i ka folur vrasësve. I trembur, dhe me pistoletën e drejtuar në kokë, ka mundur të thotë që nuk kishte shumë lidhje me Devi Kasmin.

Vrasësit janë larguar pa e qëlluar, ka treguar avokati, që tha se klienti i tij është larguar menjëherë për në shtëpinë e tij.

‘’Nuk ka qenë i maskuar në momentin e vrasjes. Ai ka drejtuar motorin pa kaskë, që do të thotë ka qenë i hapur, dhe nuk e dinte që do ndodhte një gjë e tillë, aq më shumë që e kishte shok. Shkoi ta takonte Dëfrimin. Po ta nxirrte në pritë viktimën, s’do ndodhej aty të ekspozohej. Sikur të bashkëpunonte. Duket autori nga kamerat e sigurisë, duket personi që ka shtënë, duket dhe ky që ka qenë ngjitur me viktiminën,” tha avokati.

Mario Meshini është arrestuar nga policia si bashkëpuntor në vrasje. Dyshimet janë se nxjerrja nga shtëpia e Devi Kasmit ishte pjesë e planit për ekzekutimin e tij.

(E.K/FAXWEB) 

https://www.youtube.com/watch?v=mbO2M_YWHeU&feature=youtu.be

 

Etiketa: avokatideklaratadevi kasmivrasja ne tirane
Pas

Shqiptari i burgosur në Britani ankohet se nuk ka prostituta në burg

Para

3 operacione droge në Tiranë, 9 persona në pranga

Para
Doza heroine në lokalin ku punonte, arrestohet kamarieri në Berat. Ishte nën vëzhgim

3 operacione droge në Tiranë, 9 persona në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Trumpin e shpëtoi Zoti sepse ka një plan edhe për Evropën”, Rama: Epokë e artë edhe për ne

Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama: Këtu ju trajtojmë si Perëndi, shtëpia jonë është e mikut dhe Zotit

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, lihet në burg vëzhguesi i kandidatit të PS

‘Të gëzuar dhe të tmerruar nga progresi që Shqipëria ka arritur”, Rama: Kemi bërë një rrugë të gjatë, jetojmë në kohë të ndërlikuara

Elbasan/Finalizohet operacioni “Shënkolli”, arrestohet 30-vjeçari që vodhi automjetin në lagjen Shënkoll

Shkodër/ Digjen 3 automjete dhe një zyrë pune në pronësi të një 32-vjeçari

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Gaza mes jetës dhe vdekje/ Uria po fut edhe më tej në kolaps sistemin e shëndetësisë, qytetarët nuk mund të dhurojnë gjak për shkak të anemisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.