01:12 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje Live, protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë në Parlament

18:31 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje Live, protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë në Parlament

Është tensionuar situata në protestën e thirrur me emergjencë nga opozita.

Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre dhe të hyjnë brenda në Parlament. Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë nisur të shtyjnë efektivët e policisë ndërkohë që Basha ka marrë mikrofonin duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos guxojnë të prekin me duar qytetarët.

Deputetët e PD-se janë përpjekur të qetësojnë turmën duke u bërë thirrje të zmbrapsen.
Protestuesit arritën të depertojnë disa metra në brendësi të oborrit të Kuvendit, por janë tërhequr pas ndërhyrjes së policisë e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Menjëherë kanë ndërhyrë dhe forcat FNSH të cilët janë përballur dhe me protestuesit të cilët kanë hedhur në drejtim të tyre shashka, tymuese si dhe pllaka guri që janë hequr nga bordurat dhe trotuari përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Situata vijon të jetë kaotike, ndërsa policia hedh gaz lotsjellës çka ka bërë që të shpërndahen dhe deputetët e opozitës si dhe eksponentët kryesorë të saj.

Kjo protestë u thirr me urgjencë nga partitë opozitare pas vendimit të kryesisë së Kuvendit për zhvillimin e seancës parlamentare 2 ditë më herët nga sa ishte parashikuar.

Gjithashtu kryeministri Rama sot nuk është i pranishëm në seancë parlamentare, pasi po zhvillonte një takim me qytetarët në Bashkinë e Lushnjë në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Mësohet gjithashtu se ai është nisur drejt Tiranës, por nuk dihet nëso do të jetë në sallën e Kuvendit

Etiketa: protesta opozita
Pas

Nuk i shterrin lotët Nora Malajt për Shqipërinë: Të rrëzojmë kryeministrin, Shqipëria është e jona

Para

Nuk dogjën mandatet, por bojkotojnë parlamentin. Ku janë 3 deputetët e “pabindur” të opozitës

Para
Nuk dogjën mandatet, por bojkotojnë parlamentin. Ku janë 3 deputetët e “pabindur” të opozitës

Nuk dogjën mandatet, por bojkotojnë parlamentin. Ku janë 3 deputetët e “pabindur” të opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.