19 pjesëtarët e familjes Billa kanë mbetur në qiell të hapur pas shembjes së banesës së tyre në zonën e Astirit në Tiranë.
Shpëtim Billa, tregon se shtëpia dhe biznesi i familjes nuk përfshihen në vijën që prek projekti për ndërtimin e rrugës, ndërsa abuzimi më i madh është shënuar në legalizimin e banesës, ku vetëm gjysma e saj është pajisur me dokumentacionin përkatës.
Sipas familjarëve, fillimisht është lajmëruar vetëm për shembjen e biznesit, ndërsa pak minuta më pas është ndërhyrë papritmas në banesen tri katëshe duke e shembur me objektet brenda.
Kryefamiljari tregon se nuk kanë mundur që të nxjerrin asgjë prej godinës, as mobilje apo orendi me vlerë, që mund tiu duhen në këto ditë të vështira, që do të duhet të përballojnë rrugëve.
“Na kishin thënë që shtëpia nuk do të prekej, nuk denim gjë fare që do të na shembej”, shprehet kryefamiljari.
Fëmijët kanë mbetur të terrorizuar nga aksioni policor, teksa familjarët shprehen se kanë të nevojshme praninë e një psikologu për ta. Librat iu kanë mbetur brenda gërmadhave të banesës, e veç një strehe mbi kokë janë të detyruar që të braktisin përkohësisht edhe shkollën.
(E.K/Faxweb.al)