Protestuesit dhe mbrojtësit e Teatrit kanë ndërmarrë një veprim të pazakontë në rrugën “Myslim shyri” ku janë uklur në mes të rrugës dhe këndojnë këngë me motive kombëtare ndërsa nuk po ju binden efektivëve të Policisë.
Por kjo nuk ka zgjatur shumë pasi me sa duket thirrjeve të të rinjve qeveria ju trembet më shumë se asgjë tjetër, pasi vlen të kujtohet protesta e studentëve dhjetorin e 2018.
Efektivët kanë ndërhyrë me dhunë duke shpërndarë të rinjtë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i disa prej tyre.
Me sa duket thirrjet e të rinjve që tregonin se nuk pyesin për parti politike por për pronën publike, kanë alarmuar uniformat blu duke ju trembuur tubimeve masive.
Pjesa dërrmuese e protestuesve janë të rinj që me sa duket kanë marrë në dorë mosbindjen ndaj qeverisë dhe uniformave të shtetit, ndërkohë që bëjnë thirrje për largimin sa më parë të qeverisë. Ata shprehen se janë përfaqësues të vetvetes dhe zërit qytetar dhe të askujt tjetër aq më tepër politikisht.
Një grumbullim i tillqë të kujton protestën e studentëve bndëra të rinjtë u shprehen për Fax News se presin shtimin e tyre nga ora në orë dhe se nuk kanë një afat të caktuar se sa do të qëndrojnë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)