Kupola e San Daudenzios në qytetin e Novarës për 3 ditë me radhë është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit shqiptar. Pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la prapa 51 viktima, qyteti i Novarës vendosi të solidarizohet me shqiptarët, duke ndriçuar Kupolën e San Daudenzios me ngjyrat kuq e zi.
Sot është dita e fundit kur kjo kupolë do të ketë ngjyrat e flamurit tonë. Siç duket edhe në videon e mëposhtme, Kupola e San Daudenzios ngjan si në “flakë” nga e kuqja.
Kujtojmë se kryebashkiaku italian Canelli u shpreh pak ditë më parë se kjo bëhet në shenjë solidariteti me tragjedinë natyrore që ka prekur Shqipërinë të martën me tërmetin 6.4 ballësh. “Një gjest afërsie me një komunitet që po vuan”, ka thënë Canelli.
“Një gjest simbolik i administratës komunale – shpjegon kryebashkiaku Alessandro Canelli – për të shprehur solidaritetin maksimal në lidhje me atë që po përjeton Shqipëria. Këto ditë takova presidentin e Urës, shoqata e kryesuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali dhe në Novara në veçanti. Ne folëm për atë që ndodhi në vendin tuaj: Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupën, simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë ». Ndërsa Presidenti i Ura tha: “Një gjest vëllazërimi që ne vërtetë e vlerësojmë”.
Për qytetarët e shumtë shqiptarë që jetojnë në Itali, ka momente shqetësuese: “Falënderojmë kryetarin e Novara, Alessandro Canelli – shpjegoi Enea Canaj, president i Ura – i cili edhe me këtë rast tregoi ndjeshmërinë dhe solidaritetin e tij ndaj popullit shqiptar që po kalon një moment dramatik.
“Ne duhet ta kishim festuar Flamurin nesër, për të cilin kishim ftuar edhe kryetarin. Ngjarje që ne anuluam në dritën e tragjedisë që po përjetojnë bashkatdhetarët tanë. Ndriçimi i Dome, simboli më i rëndësishëm i Novara, në këtë moment, është një gjest vëllazërimi që ne me të vërtetë e vlerësojmë”.