Një video e filmuar nga droni, shfaq një operacion të përbashkët mes forcave ajrore dhe të këmbësorisë së ushtrisë ukrainase.
Ata shihen duke shkatërruar mjetet e blinduara të rusëve, dhe pozicionet e tyre në fushë-betejë. Ajo çfarë më së shumti bie në sy është preciziteti i artilerisë ukrainase, të cilët i bëjnë shkrumb e hi mjetet ushtarake të ushtrisë së Putinit.
E ky operacion është zhvilluar në kuadër të kundërofensivës, që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i kontrollin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Madje në rajonin e Khersonit, zyrtarët pro-rusë kanë bërë thirrje për evakuimin e 60 mijë personave, nga frika se kundërofensiva e ukrainasve mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Në anën tjetër, Kievi e cilëson si propagandë, pasi kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë për objektiv civilët.