08:55 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Kush janë dy të rinjtë që iu bë atentat në makinë, ja dyshime e para në lidhje me ngjarjen e rëndë

20:39 | 13/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Kush janë dy të rinjtë që iu bë atentat në makinë, ja dyshime e para në lidhje me ngjarjen e rëndë

Djathtas, Ardit Uruçi Majtas Andi Zylyfi

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin në fshatin Përparim. Si pasojë viktimë ka mbetur 23-vjeçari Andi Zylyfi, i cili është djali i një punonjësi në burgun e Peqinit.

Burime bëjnë me dije se në momentin që kanë nisur të shtënat me armë zjarri, viktima dhe 21-vjeçari, Ardit Uruçi, që mbeti i plagosur, kanë qenë bashkë në një makinë.

Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër. Sipas informacioneve, Andi Zylyfi ka marrë plumb në kokë.

Viktima nuk njihej si njeri problematik në zonë, ndërkohë që jetonte prej kohësh jashtë vendit dhe sapo ishte kthyer nga emigracioni.

Nga burime paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si përplasje bandash dhe larje hesapesh.

Bëhet e ditur se në aksin Peqin-Elbasan, ku ndodhi atentati, vitin e kaluar në të njëjtin vend është organizuar atentat edhe ndaj djalit të hallës së viktimës së sotme.

Burimet bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i parë(djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay, raporton Faxweb.al.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe policia. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, ajo njoftoi se janë nisur disa pika kontrolli për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Ardit Uruçi, 23 vjeçari i plagosur
Andi Zylyfi, viktima

Njoftimi i plotë i policisë:

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Përparim,  në drejtim të një mjeti  është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta,  dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale. Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor  për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: andi zylyfiardit uruçi
Pas

Kurti dhe Mustafa nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët, zbulohen arsyet që po mbajnë peng qeverinë e re

Para

“Kauza juaj, e drejtë”, Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Keni ndërgjegjësuar të gjithë shoqërinë

Para
“Kauza juaj, e drejtë”, Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Keni ndërgjegjësuar të gjithë shoqërinë

“Kauza juaj, e drejtë”, Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Keni ndërgjegjësuar të gjithë shoqërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.