Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Laç, në zonën e Sanxhakut.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.
Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Pilot Rroli, biznesmen i njohur në zonë.
Burime bëjnë me dije për Fax News se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Burime bëjnë me dije se viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.
Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë. Rroli po ashtu ka disa mjete transporti ndërqytetas. Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. ./Faxweb.al
Discussion about this post