Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur sot në mesditë në Berat, ku si pasojë e rënies së mjetit tip Benz në Osum, humbi jetën nëna dhe djali i saj 6-vjeçar.
Dyshimet janë se mjeti që drejtohej nga gruaja, Klaudia Xhaferri, ka humbur kontrollin, dhe pasi ka thyer kangjellat ka përfunduar në lumë.
Burime bëjnë me dije se në krahun e fëmijës së mitur është konstatuar një vigon, çka shton dyshimet se ai po dërgohej në spital në momentin që ka ndodhur aksidenti fatal.
Pavarësisht ndërhyrjes së dhjetra qytetarëve beratas, nxjerrja e nënës dhe djalit ka qenë e pamundur.
Mjeti që drejtohej nga Xhaferri ka qenë duke qarkulluar në rrugën kryesore në anë të Osumit, në momentin kur pasi ka kaluar trotuarin dhe kangjellat, ka përfunduar në lumë.
Janë dashur për rreth 15 minuta që qytetarët e shumtë të pranishëm në vendngjarje, me mjete rrethanore të nxirnin nga mjeti nënën dhe fëmijën. Po ka qenë tepër vonë për ta, pasi kanë ndërruar jetë.