Një zjarr ka rënë para pak minutash në shkollën 9-vjeçare ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan, ku marrin dije 500 nxënës, një pjesë e të cilëve kanë qenë të pranishëm në godinë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që menjëherë është bërë evaukimi i nxënësve.
Flakët janë vënë në kontroll nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.
Burimet saktësojnë se zjarri ka rënë në pjesë e jashme të godinës, e megjithatë situata ka krijuar panik te nxënësit, të cilët janë nxjerrë menjëherë jashtë godinës.
(E.K/Faxweb.al)