20:39 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje nga vendngjarja/ Shkrumbohet makina e ish-kryegjyqtarit, dosjet e bujshme që ka pasur në dorë, pse e rrëzoi Vetingu

21:38 | 17/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje nga vendngjarja/ Shkrumbohet makina e ish-kryegjyqtarit, dosjet e bujshme që ka pasur në dorë, pse e rrëzoi Vetingu

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mbrëmjen e sotme i është vënë flaka dy makinave në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve bëhet fjalë për mjetin e ish-gjyqtarit Arben Vrionit dhe bashkëshortes së tij, të cilat janë djegur pothuajse plotësisht.

Vrioni u shkarkua nga detyra e kreut të gjykatës së Apelit në Durrës në Janar të këtij viti, për shkak se nuk mundi që të kalonte Vetingun, pas dyshimeve për pasurinë dhe disa transaksioneve të dyshimta.

Dyshohet se ngjarja e sotme në Elbasan ka qenë e qëllimshme, dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjetet pothuajse janë shkrumbuar tërësisht. Policia e Elbasanit ka dhene dhe njoftimin zyrtar per këtë ngjarje, që duket se ka rikthyer ngjarjet e rënda kriminale në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vrioni ka pasur disa çështje të nxehta në dorë, mes tyre dhe lirimin e Lulzim Berishës, kreun e bandës së Durrësit, apo gjykimin e Emiljano Shullazit, si pjesë e treshes gjykuese.

Vrioni nuk arriti të justifikonte mbi 6.5 milion lekë investime dhe pasuri, ndërsa përpjekjet e tij për të shpjeguar disa transaksione e futën atë në telashe të tjera.

Trupa që gjykoi rastin vendosi të shkarkonte gjyqtarin duke arsyetuar se ai kishte “mungesë burimesh financiare të ligjshme” dhe kishte bërë “deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm”.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Vijon numri i lartë i viktimave në Francë, në 24 orë kanë humbur jetën 761 persona nga koronavirusi

Para

Karantina e biznesmenes shqiptare: Të kesh burrin në shtëpi 24 orë, hall i madh. Tani i besoj kushërirat e komshiet, kur thonin se…

Para
Karantina e biznesmenes shqiptare: Të kesh burrin në shtëpi 24 orë, hall i madh. Tani i besoj kushërirat e komshiet, kur thonin se…

Karantina e biznesmenes shqiptare: Të kesh burrin në shtëpi 24 orë, hall i madh. Tani i besoj kushërirat e komshiet, kur thonin se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.