Fax News raporton se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës. Raportohet se një person është lënduar rëndë dhe është dërguar në spital.
Bëhet me dije ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në rrugën pedonale “Kolë Idromeno”.
Paraprakisht gazetarja e Fax News Emi Kalaja raporton se dyshohet se është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.
Ende nuk bëhet me dije për identitetin e personave të përfshirë në këtë ngajrje të rëndë, ndërkohë që pritet edhe një reagim nga policia.
Vijon…
Discussion about this post