17:54 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje nga vendngjarja/ Vritet dhe hidhet në kanal 23-vjeçari në Fier, gjendet një makinë e shkatërruar (Emri)

08:03 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje nga vendngjarja/ Vritet dhe hidhet në kanal 23-vjeçari në Fier, gjendet një makinë e shkatërruar (Emri)

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, pranë kthesës së Hamilit. Trupi i përket 23-vjeçarit Florian Selimi, banues në Sulaj, familja e të cilit ishte shpërngulur disa vite më parë nga Tropoja.

Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.

Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë është gjetur dhe një makinë tip ‘’Renault” me targa AA641EN, ndërsa mjeti ka pasur mjaft dëmtime, dhe dyshohet se është në pronësi të të riut. Sipas dinamikës së ngjarjes ai ka qenë duke riparuar ndonjë defekt në mjetin e tij, pasi edhe kafano e makinës është gjetur e hapur.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami raporton se trupi i të riut është gjetur nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë.

Zona ku ka ndodhur vrasja nuk është e ndriçuar, dhe pa kamera sigurie, çka e bën më të vështirë identifikimin e autorëve, pavarësisht se policia thotë se ka shoqëruar derimë tani disa persona, që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se Selimi është me precedent penal, pasi është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: #florian selimi#vrasje ne Fier#vrasje ne Sulajvritet dhe hidhet ne kanal i riu
Pas

Çmenden sërish çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria, 300-400 euro në një drejtim

Para

Fotot/ Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Para
Fotot/ Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Fotot/ Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.