Durrësi ka qenë qyteti i cili mëngjesin e datës 26 Nëntor u gdhi i ‘masakruar’ nga tërmeti 6.3 ballësh që shkaktoi dhjetra viktima e qindra të plagusor dhe dëme materiale të pallogaritshme.
Ndërkohë që këto dy ditë kemi parë pamje nga më të ndryshmet duke filluar nga moment i parë kur është regjistruar tërmneti dhe duke vijuar më pas në operacionet e kërkim-shpëtimit të njerëzve që ndodheshin nën rrënoja.
Më poshtë është një video e regjistruar nga një kamer sigurie që me sa duket ndodhet në një magazinë dhe personi që shfaqet në pamje duket se e ka përjetuar në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi në rreth orës 03:00 të mëngjesit është ndodhur I vetëm në mes të rrugës ku një ‘përbindësh’ shkund tokën.
Personi në fjalë është një burrë, i cili del nga magazina dhe e ka shumë të vështirë të mbajë ekuilibrin. Pamjet janë pulikuar nga “DurrësLajm”.
Momenti është me të vërtetë i trishtë dhe i frikshëm në të njëtën kohë. Më pas ai gjunjëzohet në mes të rrugës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post