Një tjetër skandal ka ndodhur me ushtrimin e dhunës në publik ndaj një personi, ndërsa punonjësi i policisë vështronte. Ndryshe nga ngjarja e QSUT-së pak ditë më parë, këtë rradhë kamerat kanë kapur një grua duke dhunuar në mes të shëshit , një burrë me aftësi ndryshe.
Në videon e cila është publikuar nga JOQ shihet se ngjarja po ndodh vetëm një metër larg efektivit të policisë, por që ai nuk merr masa, duke u distancuar nga ngjarja. Ngjarja ka ndodhur tek zona e Doganës në Tiranë, pranë “Sheshit Shqiponja”, ndërsa sipas denoncueses, polici rrinte si buf duke thënë: “E çfarë duhet të bëjë unë”.