Një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetin e njohur të Las Vegas, ku një tufë e madhe me karkaleca kanë mbushur gjithë rrugët e qytetit. Pamjet ku rrugët e qytetit, shtyllat elektrike dhe makinat shfaqeshin të mbuluara me karkaleca bënë bujë orët e fundit në rrjetet sociale.
Sipas Departamentit të Bujqësisë në Nevadas, kjo ngjare është lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme. Entomologu i njohur i Departamentit të Bujqësisë, Jeff Knight ka shpjeguar se karkalecat, me gjatësi prej 3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh dhe gjithashtu janë të padëmshme.
“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem. Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.”, tha ai.