IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e 4 banesave të tjera në lagjen “5 maj” në kuadër të procesit të rindërtimit.
Banorët janë të revoltuar dhe kërkojnë marrëveshje sipas ligjit, ndërsa ka nisur prishja e dy prej shtëpive.
Në një prononcim për mediat ata thonë se po u merren shtëpitë me forcë edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme. Mësohet se nga 4 shtëpitë e planifikuara për t’u shembur, vetëm njëra ka rënë dakord me marrëveshje për prishjen e saj.
“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.
Banorët e lagjes “5 maj”: Ata duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?
Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim. Është shtëpia ime mor zotëri!
-Ka ardhur një ushtri të na prishë shtëpitë me forcë, kanë ardhur që në 6 të mëngjesit. Jemi në process gjyqesor, nuk kemi rënë dakort me firmën ndërtuese.
Aty është dhe një biznes dhe nuk e vlerësojnë si të tillë. Unë e kam me hipotekë e tapi të vitit 1991.
-Kjo është luftë me civilët, kam 40 vjet këtu, është masakër! I kam lënë të gjitha brenda.
Pamja që ofron prej javësh tashmë zona e 5 Majit në Tiranë, është e ngjashme me atë të shpërthimit me lëndë plasëse. Gërmadha të shtëpive, rrugë me baltë, dhe njerëz të pashpresë është panorama që të ofrohet në pjesën më të madhe të lagjes.
Banorët me të drejtë ngrejnë pyetjen se si mund të shemben banesat e tyre, në emër të procesit të Rindërtimit, sa kohë që ka zona të tëra në Tiranë, të cilat janë bosh, dhe ku mund të ndërtohen pallatet për të patrehët.
Marrëveshjet që u janë ofruar atyre janë penalizuese, sa kohë që nuk u përcaktohet as koha dhe as vendi se kur do tiu jepet prona e re./Faxweb.al
Discussion about this post