Pajisjet e votimit elektronik (PIE) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë hedhur në kamion pas përfundimit të votimit.
Ajo ç’ka bie në sy është mënyra se si pajisjet hidhen ne kamion pa asnjë kujdes.
Nuk dihet nëse pajisjet janë trajtuar në të njëjtën mënyrë dhe gjatë transportit para votimit, por nga Elbasani nuk kanë munguar raportimet për probleme me procesin e votimit përmes këtyre pajisjeve.
Ndërkohë që për këto pajisje elektronike, tenderi ka kushtuar rreth 25 milionë euro.
Këto pajisje elektronike janë të ndjeshme. Nuk dihet nëse ky ka qenë shkaku ku në disa bashki të vendit për disa orë gjatë ditës dështoi dhe për këtë arsye u kërkua që të identifikimi i zgjedhësve të bëhej manualisht.