Bubullima, vetëtima dhe rrufe të shumta përshkruan Tiranën natën e mbrëmshme pas mesnate, një situatë e pazakontë për kryeqytetin.
Megjithatë përveç frikës dhe panikut që mun dtë kenë shkaktuar, ‘çmenduritë’ e motit kanë ofruar dhe pamje spektakolare mbi qiellin e Tiranës.
Qindra shkarkime elektrike kanë shqetësuar banorët, ndërsa reshjet e shiut nuk kanë pushuar gjatë gjithë natës.
Ndërkohë që aktori Gentian Zenelaj ka regjistruar dhe një video ku qieeli duket i zbardhur.