Mediat ruse kanë publikuar pamje të avionit rus përpara rrëzimit në Detin e Zi. Referuar videove, shihet një dritë në qiell që me kalimin e minutave shndërrohet në një dritë të fortë në qiell.
Avioni Tu-154, i cili udhëtonte nga Sochi drejt Sirisë, kishte 92 persona në bord. Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka bërë me dije se në të udhëtonin personi i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm “Aleksandrov” dhe 9 gazetarë.
Ata ishin nisur drejt Sirisë ku do të zhvillonin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse ndodhen aktualisht aty. (XH.A/SHUPLAKA)