Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në pak minuta më parë në fshatin Suka të Dajçit , nga burime për Fax News mësohet se ka ndërruar jetë Veronika Luka 53-vjeç dhe janë palgosur Ndoc Vija 60-vjeç si dhe Cin Luka 50-vjeç.
Kujtojmë se të plagosurit kanë qenë duke punuar tokën në momentin kur ka rënë rrufeja.
Informacion paraparak:
“Me datë 17.07.2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj – Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L. 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N.V. rreth 60 vjeç, dhe C. L. rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.”
(E.V/Faxweb.al)