Një video e frikshme po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ku mësohet se personi që shikoni në pamjet e mëposhtme po vraponte me disa qenë për ti ikur stuhisë në SHBA.
Papritur, ai goditet nga rrufeja, gjë e cila m e sa duket ka qenë fatale ndaj tij duke e shtrirë në tokë pa ndjenja por që fatmirësisht mësohet se ka shpëtuar.
Video është publikuar fillimisht nga ‘’Weather Nation’’ dhe në të shihet se si një njeri po kalonte bashkë me 3 qenë në Parkun Kombëtar ‘’Spring’’ të Teksasit kur një vetëtimë shkëputet nga qielli dhe e godet.
Ai qëndroi për pak kohë aty, ndërsa një makinë ka ndaluar si dhe disa njerëz të tjerë janë afruar duke i ardhur në ndihmë, ndërkohë që stuhia e fuqishme vijonte.
Siç shikohet edhe nga pamjet, qytetarët që i erdhën në ndihmë kryen ndaj tij shtypje të gjoksit si dhe fymëmarrje artificial duke e rikthyer sërish në jetë. Të njëjtët e kanë transportuar personin në fjalë drejt spitalit ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore.
https://www.facebook.com/WeatherNation/videos/2376717382568764/
(F.GJ/FAXWEB.AL)