Një aksident i frikshëm ka ndodhur para pak minutash në Shkodër ku një trjaler është përplasur me një autoveturë tip “benz”, në hyrje të qytetit verior.
Ngjarja ka ndodhur për arsye ende të panjohura ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga ana tjetër aksidenti ka pasur pasoja të konsiderueshme në dëme materiale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.